Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTBotërori i peshëngritjes, Qerimaj në pesë më të mirët

Botërori i peshëngritjes, Qerimaj në pesë më të mirët

Peshëngritësi shqiptar, Erkand Qerimaj u rendit i pesti në botë duke lënë pas shqiptarin tjetër Briken Calja. Të dy peshëngritësit, pjesëmarrës në botërorin që po zhvillohet në Riad, arritën të mbanin flamurin kuqezi në dhjetëshen më të mirë të botës, por pa mundur të sigurojnë medalje. Sipas rezultateve të arritura, në peshën deri në 81 kilogramë, Qerimaj u fut në pesë më të mirët në botë në stilin e shkëputjes me 156 kg. Ai garoi në Baterinë A, teksa e mbylli Botërorin në dygarësh në vendin e shtatë, me 338 kilogramë. Në stilin e shkëputjes, Qerimaj e nisi garën me 153 kg duke ia dalë me sukses. Më tej, shkodrani shtoi peshën në 156 kilogramë, peshë të cilën e ngriti në provën e tretë duke e mbyllur këtë disiplinë në vendin e pestë. Briken Calja ngriti 150 kilogramë në shkëputje dhe 187 kilogramë në shtytje, duke u renditur pas Qerimajt në rezultatin përfundimtar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments