Operacionet për shuarjen e zjarreve në të gjithë territorin e vendit tonë kanë vijuar pa ndërprerje nga toka dhe ajri. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se, aktualisht po punohet dhe është drejt shuarjes një vatër në fshatin Navaricë dhe një vatër e vogël zjarri në majën e malit mbi fshatin Livinë, në Finiq. “Pika kritike është izoluar me sukses gjatë natës nga forcat tona operacionale duke parandaluar përhapjen e flakëve në fshat”, theksoi Peleshi. “Emergjencat civile janë në gatishmëri të përhershme për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve tanë përballë çdo situate e rreziku”, përfundoi Peleshi
Peleshi: Vijojnë pa ndërprerje operacionet për shuarjen e zjarreve
RELATED ARTICLES