Friday, October 18, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE i ofron ndihmë Libisë pas përmbytjeve shkatërruese

BE i ofron ndihmë Libisë pas përmbytjeve shkatërruese

Bashkimi Evropian i ka ofruar ndihmë Libisë, pasi vendi u përfshi nga një stuhi e fuqishme, që shkaktoi vdekjen e mijëra personave dhe dëme masive, tha sot në platformën X, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell. “BE-ja po ndjek situatën nga afër dhe është e gatshme të ofrojë mbështetje”, shkroi Borrell. “I pikëlluar nga imazhet e shkatërrimit në Libi, të shkaktuara nga kushtet ekstreme të motit që kanë çuan në humbjen tragjike të shumë jetëve”, shtoi ai. Një stuhi e fuqishme që përfshiu Libinë Lindore shkaktoi vdekjen e mijëra personave dhe dëme masive. Kryeministri i caktuar dhe ministri i Financave i një prej qeverive rivale në vendin e përfshirë nga lufta civile, Osama Hammad tha se mund të jenë vrarë mbi 2 000 persona. Zëdhënësi i Ushtrisë Kombëtare Libiane (LNA) gjeneral-major Ahmed al-Mismari tha se rreth 2 000 persona kishin vdekur në qytetin lindor të Dernas. Ndërsa 5 000- 6 000 persona janë raportuar të zhdukur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments