Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIAsgjësimi i mbetjeve organike, Gjermania grant 6.5 milionë euro për 6 bashki

Asgjësimi i mbetjeve organike, Gjermania grant 6.5 milionë euro për 6 bashki

Në drejtimin e zëvendëskryetarit, Blendi Klosi, u mblodh ditën e sotme Komisioni për Politikën e Jashtme. Komisioni mori në shqyrtim Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin teknik 2022 për projektin “Ekonomia qarkulluese për zhvillimin e qëndrueshëm urban në Shqipëri”. ftuar për të prezantuar këtë projektligj ishin Zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Almira Xhembulla, Elvana Ramaj, Drejtor, Drejtoria e Ekonomisë Qarkulluese dhe Artenida Duraku, Drejtor, Drejtoria e Integrimit dhe Projekteve me Financim të Huaj. Gjatë fjalës së saj, Xhembulla deklaroi se projektligji në fjalë ka për qëllim zhvillimin social dhe ekonomik në Shqipëri. “Marrëveshja është marrëveshje granti që do të alokohet nga qeveria gjermane për mbështetjen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për zhvillimin e instrumenteve ekonomike, dhe këto instrumente duhet të mbështesin ndalimin e asgjësimit të mbetjeve organike që janë të patrajtuara në landfille në përputhje me direktivën e BE-së për landfillet”, deklaroi Xhembulla. Relatorja e çështjes, Hatixhe Konomi, nënvizoi se në fokus është përmirësimi i zgjerimit të shërbimeve të orientuara drejt ekonomisë qarkulluese në sektorin e mbetjeve dhe ujërave të zeza. “Përfituese do të jenë gjashtë bashki në nivel kombëtar, granti është 6.5 milionë euro, do ketë dhe një asistencë në personel dhe materiale. Projekti do të vazhdojë deri në vitin 2026”, u shpreh Konomi. Pas pyetjeve dhe diskutimeve, komisioni miratoi në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligjin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments