Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARESHBA-BE projekt infrastrukturor për të rivalizuar ndikimin e Kinës në Lindjen e...

SHBA-BE projekt infrastrukturor për të rivalizuar ndikimin e Kinës në Lindjen e Mesme

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e tjerë kanë nisur një projekt të gjerë hekurudhor dhe detar që lidh Evropën me Lindjen e Mesme dhe Indinë, tha sot presidenti amerikan, Joe Biden në samitin e G20 në Nju Delhi. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e quajti projektin “historik”, duke shtuar se lidhja hekurudhore do të përshpejtonte tregtinë midis BE-së dhe Indisë me 40%. “Një deklaratë përkatëse e projektiti pritet të miratohet nga SHBA-ja, BE-ja, India, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, njoftoi më herët Shtëpia e Bardhë. “Projekti synon të gjenerojë rritje ekonomike, stimuj për investime të reja dhe integrim të avancuar rajonal,” tha këshilltari i sigurimit kombëtar të SHBA-së, Jake Sullivan. “Ne mendojmë se vetë projekti është i guximshëm dhe transformues, por vizioni pas projektit është po aq i guximshëm dhe transformues”, shtoi ai. “Axios” raportoi më herët se kjo ishte një nga iniciativat kryesore të Uashingtonit që synonte të frenonte ndikimin e Kinës në Lindjen e Mesme. Me iniciativën e tij “Një brez, një rrugë”, Pekini mbështet projektet e infrastrukturës në mbarë botën, dhe ka lidhur marrëveshje të shumta me pothuajse të gjitha shtetet arabe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments