Sunday, October 27, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURENjë udhëtim i shkurtër” triumfon në Venecia

Një udhëtim i shkurtër” triumfon në Venecia

Filmi i regjisorit shqiptar Erenik Beqiri “Një udhëtim i shkurtër”, triumfoi mes 12 produksioneve në kategorinë “Orizzonti Cortometragio”, dedikuar filmave që përfaqësojnë tendenca të reja estetike dhe shprehëse të kinematografisë botërore, me fokusin tek talentet e rinj dhe kinematografitë më pak të njohura, në edicionin e 80-të të Bienales. Kryeministri Edi Rama publikoi përmes rrjeteve sociale lajmin duke shprehur entuziazmin për këtë arritje të regjizorit shqiptar. “Filmi shqiptar me metrazh të shkurtër triumfon në Venecia. Evviva”, shkruan Rama. Realizimi i filmit ka zgjatur 3 vjet. Filmi ka si subjekt një histori shqiptare, ku tregohen sakrificat e mëdha që bëhen nga shqiptarët në këmbim të një shtetësie të huaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments