Për herë të parë 50 kompani që ofrojnë shërbime në fusha si farmaceutikë, dentistri, shërbim klinik dhe spitalor, dermokozmetikë, estetikë, dietologji, fitness, suplemente do të bëhen bashkë më 9 dhe 10 shtator në sheshin “Skënderbej”. Gjatë 2 ditëve të panairit, “Health Wellness and Beauty Expo”, organizuar nga “Brainstorm”, qytetarët do të kenë mundësinë të informohen mbi shëndetin, të realizojnë ekzaminime dhe konsulta falas, të marrin këshilla dhe konsulencë mbi rëndësinë e jetës së shëndetshme, aktivitetit fizik, mënyrës së ushqyerjes dhe mirëqenies së tyre fizike dhe mendore. Kompani farmaceutike pjesëmarrëse në këtë aktivitet do të ofrojnë matjen e vitaminave dhe sugjerimin e suplementeve, matjen e glicemisë dhe matjen e tensionit, duke dhënë këshillat përkatëse me profesionistë të shëndetit. Gjithashtu qytetarët do të kenë mundësinë të prezantohen me produktet më inovatore të fushës dermoestetike. Klinika mjekësore do të ofrojnë shërbime dhe paketa promocionale me mjekë shqiptarë dhe të huaj që janë në bashkëpunim me strukturat e tyre spitalore. Kompani dentare do të ofrojnë konsulta falas për qytetarët dhe adresimin në klinikat përkatëse. Ofrimin e paketave promocionale dhe prezantimin e pajisjeve dhe produkteve dentare. Qytetarët do të kenë mundësinë te kryejnë skin test dhe te sugjerohen për trajtime të personalizuar me standarde ndërkombëtare. Gjithashtu, do të mund të bëhet marrja e dietave tё personalizuara pёr rënie ose shtim nё peshё, si dhe konsulta falas me nutricionistë qё do t’u vijnё nё ndihmё pyetjeve dhe paqartёsive tё qytetarёve.
Tirana mikpret 50 kompani në fushën e shëndetit
RELATED ARTICLES