Sundimtari i Koresë së Veriut Kim Jong Un mbikëqyri nisjen e një “nëndetëseje taktike të sulmit bërthamor”, raportuan mediet e kontrolluara nga shteti. ”Ceremonia e nisjes paralajmëroi fillimin e një kapitulli të ri për forcimin e forcës detare”, njoftoi Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA). ”Nëndetësja do të kryejë misionin e saj luftarak si një nga asetet kryesore sulmuese nëndetëse të forcës detare të Koresë së Veriut”, tha KCNA. ”Armatosja e marinës me armë bërthamore ishte një detyrë urgjente e kohës”, tha Kim gjatë fjalimit të tij në ceremoni, sipas KCNA. Ai gjithashtu njoftoi se vendi planifikon të ndërtojë më shumë nëndetëse, përfshirë një me energji bërthamore.
Kim Jong Un mbikëqyr nisjen e nëndetëses së sulmit bërthamor
RELATED ARTICLES