Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTSë shpejti, Federatë Regbie në Shqipëri

Së shpejti, Federatë Regbie në Shqipëri

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi priti sot të rinjtë, Xhino Drangu dhe Ilenia Kaso, për të diskutuar për një nga sportet më të veçantë në Shqipëri, atë të regbisë. Muzhaqi u shpreh se Xhino është një ndër themeluesit e ekipit të parë zyrtar të regbisë në Shqipëri në vitin 2013. Ai, së bashku me Ilenian i treguan ministres Muzhaqi për rrugën e tyre të suksesit në këtë sport emocionues, duke përfshirë këtu organizimin e aktiviteteve edukuese dhe ndërgjegjësuese, pjesëmarrjen në turnetë ballkanike, ku ekipi shqiptar ka rezultuar fitues në disa prej tyre, si dhe në ndeshje ndërkombëtare. “Sporti është më shumë se thjesht aktivitet fizik – është një mënyrë jetese që ndikon në mirëqenien, si dhe zhvillimin e karakterit dhe disiplinës tek fëmijët dhe të rinjtë”, theksoi Muzhaqi. Ndër të tjera, të rinjtë i treguan ministres për suksesin e ndeshjes së zhvilluar me fëmijë dhe të rinj në qytetin e Dibrës dhe për ndeshjet e ardhshme që synojnë të zhvillojnë në Shkodër, Kukës dhe Tropojë. “Shumë shpejt do të kemi një Federatë të Regbisë në Shqipëri, që do të rrisë edhe më tepër interesin për këtë sport tek brezi i ri”, u shpreh Muzhaqi. “Uroj të takohemi së shpejti me Xhinon dhe Ilenian në ndeshjet e ardhshme me fëmijët dhe të rinjtë e Shkodrës, Kukësit dhe Tropojës”, përfundoi Muzhaqi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments