Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres paralajmëroi se bota po përjeton një krizë klimatike dhe u kërkoi udhëheqësve të Azisë Juglindore të ndërmarrin veprime urgjente për të ulur emetimet dhe për të mbështetur zhvillimin e gjelbër. Guterres vuri në dukje se qershori, korriku dhe gushti ishin zyrtarisht tre muajt më të ngrohtë të regjistruar, duke i quajtur ata një “verë të nxehtë” që tregoi nevojën për më shumë ambicie dhe solidaritet në trajtimin e ndryshimeve klimatike. “Ne ende mund të shmangim kaosin më të keq të klimës, por koha po mbaron”, tha ai në një samit në Xhakartë që mblodhi së bashku zyrtarë të lartë nga Shoqata 10-anëtareshe e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), si dhe Koreja e Jugut, SHBA, Japonia, Kina, Rusia, India, Australia dhe Zelanda e Re. Vitin e kaluar, Guterres propozoi të ashtuquajturin ”Pakt të Solidaritetit të Klimës”, ku të gjithë emetuesit e mëdhenj të bëjnë përpjekje shtesë për të reduktuar emetimet dhe vendet më të pasura të mobilizojnë burime financiare dhe teknike për të mbështetur ekonomitë në zhvillim. Këtë vit, ai zbuloi gjithashtu një axhendë përshpejtuese, e cila u bën thirrje vendeve të zhvilluara të arrijnë emetimet neto zero sa më afër vitit 2040 dhe ekonomitë në zhvillim sa më afër vitit 2050.
Guterres: Bota po përjeton një krizë klimatike
RELATED ARTICLES