Çmimet e prodhimit të mallrave shënuan rritje vjetore me 6.9 % në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me një vit më parë. INSTAT publikoi sot Indeksin e Çmimeve të Prodhimit. Sipas INSTAT-it, indeksi i çmimeve të prodhimit në tremujorin e dytë 2023 shënoi rritje me 0.9 %, krahasuar me tremujorin e parë 2022. Krahasuar me tremujorin e dytë të 2022, rritja më e madhe e çmimeve prej 13.8 % vërehet në seksionin “energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar”, pasuar nga seksionet “industri përpunuese” me 5.9 % dhe “industri nxjerrëse” me 3.6 %. Brenda seksionit “industri përpunuese” rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 21.4 %, pasuar nga aktivitetet “përpunimi i produkteve ushqimore” me 13.8 %, “prodhimi i produkteve metalikë të fabrikuar, përveç makinerive dhe pajisjeve” me 10.2 %, “prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku, përveç mobiljeve; prodhimin e artikujve prej kashte dhe xunkthi” me 8.8 %, “prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 8.6 %, “prodhimi i mobileve” me 7.9 %, etj. Nga ana tjetër, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 4.9 % “përpunimi i tekstileve” me 3.4 %, “prodhimi i mjeteve të transportit, rimorkiove dhe gjysmërimorkiove” me 2.6 %, etj. Indeksi i çmimeve të prodhimit të produkteve për tregun vendas, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022, shënoi rritje me 8.3 %. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në seksionin “industri nxjerrëse” me 18.1 %, pasuar nga seksioni “industria përpunuese” me 8.9 %, seksioni “energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 7 % dhe seksioni “furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,5 %. Indeksi i çmimeve të prodhimit të produkteve për eksport, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022, shënoi rritje prej 4.6 %. Rritja më e madhe e çmimeve është shënuar në seksionin “energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” me 19.5 %, pasuar nga seksioni “furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 15.7 % dhe seksioni “industria përpunuese” me 2.7 %. Nga ana tjetër seksioni “industri nxjerrëse” ka shënuar ulje me 7.9 %.
Çmimet e prodhimit të mallrave rritje me 6.9 %, në tremujorin e dytë
RELATED ARTICLES