Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIUdhëzimi, kushtet e reja për listimin e konsumatorëve të mëdhenj të energjisë

Udhëzimi, kushtet e reja për listimin e konsumatorëve të mëdhenj të energjisë

Një udhëzim i ri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë përcakton kushtet e reja për listimin e konsumatorëve të mëdhenj të energjisë.
Udhëzimi i publikuar në Fletoren Zyrtare përcakton si kriter kryesor volumin e energjisë së shpenzuar në vitin paraardhës.

“Konsumatorët që rezultojnë me një konsum më të madh se 1 milion kWh energji elektrike gjatë vitit paraardhës përfshihen në listën e konsumatorëve të mëdhenj të energjisë, që krijohet dhe përditësohet nga Agjencia për Eficencën e Energjisë (AEE)”, thuhet në udhëzim.

Me qëllim të identifikimit të konsumatorëve të mëdhenj të energjisë, AEE-ja i kërkon Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) që t’i dërgojnë brenda datës 31 janar të çdo viti listën e klientëve fundorë të energjisë elektrike që gjatë vitit paraardhës kanë pasur një konsum më të madh se 0.5 milion kWh;

Me qëllim të monitorimit të performancës energjetike të çdo objekti që konsumon energji,
përveç të dhënave lidhur me konsumin e energjisë, AEE-ja kërkon nga konsumatorët përkatës të energjisë, qofshin ata të mëdhenj ose jo, edhe të dhëna lidhur me aktivitetin e tyre gjatë së njëjtës periudhë kohore.

Për bizneset tregtare dhe ndërtesat administrative tregues është konsumi i energjisë kundrejt sipërfaqes që përdoret për aktivitetin e tyre; për hotelet, spitalet dhe ndërtesat e tjera të përdorura për akomodim të personave (azilet, çerdhet, kopshtet etj), konsumin e energjisë kundrejt sipërfaqes që përdoret, numrin e netëve të qëndrimit për person (pacient) për vit; për shoqëritë e transportit të njerëzve konsumin e energjisë (lëndës djegëse) kundrejt numrit të kilometrave të udhëtimit për pasagjer në një vit; për shoqëritë e transportit të mallrave konsumin e energjisë (lëndës djegëse) kundrejt numrit të kilometrave të transportuara për ton në një vit; për shoqëritë që përdorin energji për prodhimet e tyre konsumin e energjisë për produkt ose për ton prodhimi, si dhe konsumin e energjisë për çdo të punësuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments