Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARESuella Braverman shpall ”Wagner” grup terrorist

Suella Braverman shpall ”Wagner” grup terrorist

Grupi ”Wagner” do të shpallet një grup terrorist nga qeveria britanike, kështu që do të jetë e paligjshme të jesh anëtar ose t’i mbështesësh ata, raporton BBC. Një projektligj i paraqitur në Parlament do të bëjë të mundur gjithashtu klasifikimin e pasurive të ”Wagner” si pronë terroriste dhe sekuestrimin e tyre. Ministrja e Brendshme, Suella Braverman tha se Wagner ishte grupim “i dhunshëm dhe shkatërrues”. ”Grupi ka vepruar si një mjet ushtarak i Rusisë së Vladimir Putin jashtë vendit”, shtoi ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments