Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBlinken, premton një miliard dollarë ndihma

Blinken, premton një miliard dollarë ndihma

Kreu i diplomacisë amerikane Antony Blinken ka zhvilluar një vizitë të paparalajmëruar në Kiev, gjatë së cilës do të njoftohet edhe një ndihmë e re prej një miliard dollarësh për Ukrainën. “Ne presim që sekretari i Shtetit të njoftojë financimin e ri të SHBA-së për Ukrainën prej më shumë se një miliard dollarësh”, u tha gazetarëve një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit. Kjo është vizita e katërt e Blinken në vend që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022. Diplomati amerikan pritet të diskutojë nevojat e Ukrainës, veçanërisht në drejtim të ndihmës ushtarake, gjatë takimeve të tij me presidentin Volodymyr Zelensky, kryeministrin Denys Chmygal dhe kreun e diplomacisë Dmytro Kouleba. ”Uashingtoni do të vazhdojë përpjekjet e tij në mënyrë që ukrainasit të kenë atë që u nevojitet për këtë fazë të betejës”, siguroi zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments