Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALEManastiri i Shën Marenës u shpëton flakëve

Manastiri i Shën Marenës u shpëton flakëve

Bashkia e Pogradecit njoftoi se zjarri i rënë pranë Manastirit të Shën Marenës, nuk ka prekur Kishën e Shën Marenës. “Nisur nga lajmi që po qarkullon në media se Manastiri i Shën Marenës është përfshirë nga flakët, ju bëjmë me dije se, pasditen e djeshme si pasojë e rrjedhjes së gazit një pjesë e ambienteve të jashtme përreth kishës janë përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar dëme materiale”. Bashkia Pogradec thekson se zjarri fatmirësisht nuk ka prekur Kishën e Shën Marenës, e cila është monument kulture, dhe as godinën e madhe të konakëve në pjesën ballore të kishës, por vetëm ambientet e vogla, në krah të kishës. Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës kanë shkuar në vendngjarje për verifikimin e dëmeve dhe marrjen e masave për rikthimin e tyre në gjendjen e mëparshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ