Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARENga 2024 turistët do të paguajnë 5 euro për të hyrë në...

Nga 2024 turistët do të paguajnë 5 euro për të hyrë në Venecia

Duke filluar nga viti i ardhshëm, kushdo që dëshiron të vizitojë Venecian do të duhet të paguajë një tarifë hyrjeje prej 5 euro, vendosi sot këshilli bashkiak, duke iu referuar rregullores së re, sipas të përditshmes italiane “Il Messaggero”. Rezoluta do të dërgohet në Këshillin Bashkiak për miratim më 12 shtator. Kjo rezolutë synon të dekurajojë turizmin e përditshëm në periudha të caktuara, për të parandaluar që qyteti të mbytet dhe të bëhet i pajetueshëm për vizitorët dhe banorët. Rregullorja e re për vitin 2024 do të jetë rreth 30 ditë, dhe do të vendoset në javët në vijim. Mekanizmi, është mjaft i thjeshtë dhe parashikon përjashtime për ata që jetojnë në komunë apo punojnë atje. Biletën, fillimisht 5 euro, duhet ta paguajë çdo person fizik mbi 14 vjeç që hyn në qytet për një vizitë ditore. Rregullorja përfshin ata që qëndrojnë në ambientet e akomodimit që ndodhen brenda zonës komunale, banorët e rajonit Veneto, fëmijët deri në 14 vjeç, ata që kanë nevojë për trajtim, ata që marrin pjesë në garat sportive, oficerët e zbatimit të ligjit në detyrë, familjaret, të afërmit deri në shkallën e tretë të banorëve në zonat ku zbatohet tarifa e hyrjes. Edhe venecianët, megjithatë, nuk do të kenë një jetë të lehtë, pasi rezoluta do të qartësojë gjithashtu metodat e detyrueshme të rezervimit për disa kategori që përjashtohen, në modalitetin inteligjent dhe telematik. Në këtë rast ata nuk do të paguajnë asnjë kontribut, por do të kenë detyrimin të rezervojnë në portalin përkatës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments