Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTSilvinjo : Kemi gjithçka për të marrë maksimumin

Silvinjo : Kemi gjithçka për të marrë maksimumin

Në prag të përballjes së parë të muajit shtator kundër Republikës Çeke, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, që do të luhet mbrëmjen e së enjtes në stadiumin “Fortuna Arena”, në orën 20:45, trajneri i Shqipërisë, Silvinjo Mendes Campos Junior dhe mbrojtësi i ekipit kombëtar, Berat Gjimshiti, dolën në konferencën zyrtare për media. Ndërsa iu përgjigj interesit të medieve shqiptare dhe çeke, trajneri Silvinjo u shpreh se përballja me Çekinë është shumë e rëndësishme dhe koha në dispozicion për të përgatitur këtë ndeshje ka qenë e pakët. E megjithatë, tekniku i ekipit tonë kombëtar është shprehur shumë i kënaqur për gjendjen e lojtarëve të grumbulluar dhe për gatishmërinë e tyre. Trajneri Silvinjo vlerësoi kundërshtarin çek, ndërsa tha ndër të tjera se ende nuk e ka vendosur formacionin e 11 titullarëve që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments