Sunday, October 20, 2024
HomeAKTUALITETEuropa,Rajoni Moti-E  Enjte,7 Shtator 2023

Europa,Rajoni Moti-E  Enjte,7 Shtator 2023

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa në zonat Veriore, vranësirat do të jenë disi më të dukshme. Parashikohet që pasditja të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë republikën e Kosovës. Temperaturat e ajrit në orët e mesditës do të ngjiten deri në 30 gradë C në qytetin e Prizrenit.

Vijon; Republika e MV të jetë nën mbizotërimin intervaleve të gjata me kthjellime gjatë orëve të paradites POR pritet që herë pas here të ketë dhe vranësira të lehta prezente. Ndërsa pjesa e dytë e ditë do të shtojë gradualisht vranësirat në të gjithë MV duke sjellë reshje të pakta shiu në zonat kufitare me Shqipërinë. Temperatura minimale do të shënohet në Ohër 13 gradë C NDERSA maksimalja pritet në qytetin e Shkupit deri në 32 gradë C.

Brigjet e detit të zi si edhe brigjet e Egjeut do të mbeten me vranësira dhe shira të dendur, ku herë pas here do të shoqërohen me fuqizim të përkohëshëm të parametrit të erës. Kjo situatë do të jetë si pasojë e prezencës së një qëndre ciklonare prej ditësh në Juglindje të Europës. Po ashtu; gadishulli Iberik do të VIJOJE me rrebeshe të dendura shiu duke sjellë përmbytje në shumë zona. Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme KU moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të  larta do të jenë dominante.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments