Saturday, November 23, 2024
HomeSHKENCA DHE JETATipare të rralla të trupit të njeriut

Tipare të rralla të trupit të njeriut

Me miliarda njerëz që ecin në këtë planet, nuk është çudi që ne të gjithë jemi unikë. Por disa dallime janë veçanërisht të jashtëzakonshme në nivel biologjik. Nga një grup i rrallë gjaku deri te brinjët shtesë dhe një imunitet ndaj mungesës së gjumit këto janë disa tipare të trupit ekzistojnë në të vërtetë.

Imuniteti ndaj mungesës së gjumit – Njerëzit me një mutacion të gjenit DEC2 mund të flenë rreth gjashtë orë në natë dhe ende të jenë plotësisht mirë.

Vizioni i avancuar i ngjyrave – Syri mesatar ka tre kone, që do të thotë se ju mund të dalloni ngjyrat në spektrin e kuq, jeshil dhe blu. Megjithatë, ka edhe tetrakromatë që kanë katër kone në sytë e tyre. Ata mund të shohin hije ultravjollcë duke i lejuar ata të vlerësojnë 100 milionë ngjyra të dallueshme.

10% e njerëzve janë mëngjarashë – Në botë 90% e njerëzve shkruajnë me dorën e djathtë. Ndërsa 10% e njerëzve janë mëngjarashë. Por ka dhe një numër të vogël njerëzish që shkruajnë me te dyja duart, ata që munden mund t’i kryejnë të gjitha detyrat njësoj me secilën dorë.

Aftësia për të mbijetuar në lartësi të mëdha – Studiuesit besojnë se për shkak se paraardhësve të tyre jetuan në rajone të larta për mijëra vjet, ata zhvilluan përshtatje të qelizave të kuqe të gjakut që bëjnë të mundur mbijetesën me nivele të ulëta oksigjeni.

Super shijuesit – Një person mesatar ka rreth 10,000 sytha shijeje. Por disa njerëz kanë një përqendrim shumë më të lartë të sythave të shijes në gjuhë. Kjo do të thotë që njerëzit me këtë gjendje shpesh kanë reagime shumë të forta ndaj ushqimeve të hidhura.

Modeli i gjurmës së gishtit – Gjurmët e gishtërinjve janë unike. Megjithatë, ekzistojnë vetëm tre modele të ndryshme. Rreth 65% e njerëzve kanë rrathë, 30% kanë gjurmë gishtash në formën e një rrotullimi dhe vetëm 5% kanë modelin unik të harkut.

Gjak i artë – I njohur edhe si gjaku Rh-null, ky grup gjaku është kaq i rrallë sepse nuk ka antigjene. Më pak se 50 njerëz në botë e kanë këtë grup gjaku. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments