Shi, vranësira dhe diell! Mësoni si do të jetë moti këtë javë

0
44

Fillimi i javës sipas sinoptikanëve do të karakterizohet nga mot kryesisht i vrenjtur ku nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut në zona të caktuara të vendit. “Do të ketë momente të pakëta me pika shiu dhe më të dukshme këto do të jenë në qytetet e zonës së ulët dhe shumë më të pakëta priten të jenë në zonat bregdetare. Ditën e Martë dhe ditën e Mërkurë mbeten prezente vranësirat dhe reshjet e pakëta të shiut, por pritet që duke filluar nga pjesa e dytë e ditës së Mërkurë dhe në vijim të kemi përmirësim të kushteve atmosferike. Do të kemi intervale të gjata me diell në vendin tonë.” Gjatë ditëve në vijim temperaturat do të pësojne rritje duke arritur vlera deri në 34 Gradë Celsius. “Gjatë kësaj fillimjave, maksimumet pritet të jenë rreth vlerave 32 gradë Celsius në rang territori, por duke filluar nga dita e Enjte dhe në vijim të rriten duke bërë që maksimumet deri ditën e Premte të ngjiten rreth vlerave 34 gradë Celsius.” Për të gjithë ata që kanë planifikuar t’i drejtohen bregdetit, në fundjavë moti pritet të jetë i favorshëm edhe për plazh.