Sokol Çikalleshi duket në formë të mirë. Dhe ky është një lajm i mirë për kombëtaren kuqezi. Futbollisti shqiptar ka arritur të shënojë një gol mjaft të rëndësishëm, me vlerën e tri pikëve për skuadrën e tij “Konyaspor” në transfertën e vështirë ndaj “Basaksehir”. Tashmë skuadra e Çikalleshit është ngjitur në vendin e katërt në kampionatin turk. Sulmuesi i Kombëtares mori një pasim të bukur nga Guilherme, teksa e ndali sferën në rrjetë për golin me vlerën e tri pikëve. Ky ishte realizimi i tretë në katër ndeshje për sulmuesin, që duket në formë dhe i jep një sinjal të rëndësishëm trajnerit të kombëtares kuqezi Silvinjos, përpara dy sfidave të rëndësishme që vlejnë për grupin E, në eliminatoret e Europianit të vitit të ardhshëm. Katërshja sulmuese e zgjedhur nga trajneri Silvinjo; Çikalleshi, Uzuni, Daku dhe Mujaj, duket se janë në formë të mirë dhe gati për të dhuruar emocione për kuqezinjtë në dys sfidat ndaj Çekisë dhe Polonisë, që do të jenë vendimtare në rrugën kuqezinjve për finalet e evropianit të vitit 2024.