Pheniani kreu një stërvitje ushtarake duke simuluar një “sulm bërthamor taktik” në përgjigje të manovrave të përbashkëta SHBA-Kore e Jugut, njoftoi sot media shtetërore e Koresë së Veriut. “Të shtunën, Koreja e Veriut lëshoi disa raketa në drejtim të Detit të Verdhë midis gadishullit Korean dhe Kinës”, sipas ushtrisë së Koresë së Jugut, dy ditë pasi Uashingtoni dhe Seuli përfunduan manovrat e tyre të mëdha ushtarake vjetore në rajon. Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA raportoi se lëshimet ishin pjesë e një manovre qitëse për sulm të simuluar taktik bërthamor… për të paralajmëruar armiqtë për rrezikun aktual të luftës bërthamore. Agjencia tha se manovra përfshinte lëshimin e dy raketave strategjike me rreze të gjatë të mbushura me koka bërthamore të rreme. Të enjten, Koreja e Jugut dhe SHBA-ja përfunduan manovrat e përbashkëta ushtarake vjetore 11-ditore “Mburoja e Lirisë”. Pheniani ka akuzuar rregullisht Uashingtonin dhe Seulin se po përgatiten për një sulm përmes stërvitjeve të tyre ushtarake, të cilat të dyja vendet e kanë mohuar. Rezolutat e OKB-së e ndalojnë Korenë e Veriut të lëshojë dhe testojë raketa balistike të çdo rrezeje.
Pheniani ,manovra ushtarake duke simuluar një “sulm bërthamor taktik”
RELATED ARTICLES