Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe temperaturat e larta POR pas-mesdite pritet kalim i vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të Kosovës, më të theksuara vranësirat do të jenë në ekstremin Verior dhe Veriperëndimor. Duke rrezikuar reshje te izoluara. Parashikohet që në mbrëmje vonë dhe gjatë natës vranësirat të largohen gradualisht duke ja lënë vendin motit të kthjellët në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 30 gradë C në orët e mesditës.
Republika e MV MBETET në ndikimin e motit të kthjellët GJATE orëve të paradites POR pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalim të vranësirave nëpër të gjithë MV, më të theksuara vranësirat do të PARAQITEN në zonat Jugperëndimore duke rrezikuar reshje te izoluara. Kjo situatë e qëndrueshme atmosferike do të na shoqërojë gjatë natës në të gjithë Republikën e MV. Temperatura më të larta do të shënohen në Shkup dhe Manastir deri në 34 gradë C.
Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare mbi Europën Jugperëndimore do të sjellë reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere. PO ashtu, stuhitë tropikale do të vijojnë të jenë prezente në pjesën më të madhe të Europës Lindore duke sjellë rrbeshe shiu. NDERSA e gjithë pjesa tjeter e Europës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta KU vlera më të larta oriten në gadishullin e Ballkanit.