Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORT“Tirana” , Abdullahu nënshkruan për 5-së vite

“Tirana” , Abdullahu nënshkruan për 5-së vite

Skuadra e “Tiranës” ka siguruar portën. Klubi bardheblu njofton nënshkrimin e marrëveshjes për pesë vite, me 19-vjeçarin e talentuar nga Kosova, Mustafë Abdullahu. Klubi bardheblu ka publikuar dhe një video të prezantimit të portierit të ri.

Gardiani i ri i portës së kryeqytetasve pritet të jetë dhe zëvendësuesi i Gentian Selmanit, i cili u dëmtua rëndë në sfidën e vlefshme për Conference League ndaj “Beshiktash” në “Air Albania” më 7-gusht. Selmani pësoi një frakturë të tibias

Pas dëmtimit të portierit titullar, skuadra e bardheblu është detyruar të kthehet në merkato për të gjetur një zëvendësues. “KF Tirana njofton afrimin e portierit Mustafë Abdullahu! Futbollistët e talentuar e kanë pasur gjithmonë derën e hapur për t’u bërë bardheblu dhe Abdullahu është njëri prej tyre”, njofton klubi bardheblu.

“19-vjeçari nga Kosova ka firmosur me klubin tonë kontratën 5-vjeçare. Klubi i uron mirëseardhje portierit të ri dhe suksese me fanellën tone”, përfundon njoftimi i klubit.

19-vjeçari në Kosovë ka luajtur për skuadrën “Besa”, ndërsa njihet si një prej gardianëve më të talentuar dhe më premtues të futbollit në Kosovë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments