Pas shembjeve në Poçem, pjesë e rrugës Levan-Tepelenë, Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se situata është stabilizuar. Sipas ARRSh-së, duke nisur nga ora 19:00, qarkullimi i mjeteve nuk do të kryhet më nga devijimi por në aksin kryesor. “Tashmë rrëshqitja është stabilizuar dhe mjetet mund të kalojnë në këtë segment brenda parametrave të sigurisë rrugore”, bën të ditur ARRSH. Reshjet e dendura të shiut dhe moti i keq që ka përfshirë vendin dy ditë më parë solli rrëshqitje dheradh dhe gurësh në disa akse rrugore.