Raporti “Edukimi kundër dhunës”, rritje e ndërgjegjësimit

0
6

Gerti Janaqi, drejtor i ASCAP, Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar prezantoi studimin “Edukimi kundër dhunës dhe parandalimi i saj në shkollë”. Në studim morën pjesë 1365 shkolla. 1248 shkolla publike dhe 117 private. Janaqi tha se 39% ose 536 shkolla të marra në analizë janë në zonat urbane, ndërsa 61% në zonat rurale. “Po të hymë në analizë të dhënave më të detajuar, shohim se janë konstatuar, janë deklaruar, trajtuar, zgjidhur apo parandaluar, 2 750 raste dhune në nivel kombëtar. Dua të ndalem tek një fenomen, që duket shumë teknik dhe i thjeshtë. Por ju lutem ata që punojnë me drejtues të shkollave, zyrave, apo mësuesit me rrjetet profesionale, që ka një tendencë hezitim për të raportuar rastin, ku nëse ti raporton, duket sikur shkolla jote është problematike. Është e kundërta, pasi ti zgjidh konfliktin dhe t’i duhet të marrësh benefitin që ke arritur të menaxhosh konfliktin. Duhet të punojmë me të kundërtën”, tha Janaqi. “Vihet re që drapi i Durrësit, për vetë faktin se popullata është e përqëndruar në këtë zonë, 1637 raste, drap i Korçës 540 raste, Lezha, 331 raste dhe Fieri 242 raste”, tha Janaqi. “Kemi mesatarisht 2 rate të rasteve për shkollë në rang kombëtar. Nëse marrim dy ekstreme, ku banon gati 60% e popullatës ka 873 raste të deklaruara dhe të zgjidhura dhe kemi dhe Zyrën arsimore rajonale të Selenicës me 0 raste”, vijoi Janaqi. “Logjika e do që numri i rasteve në zonat urbane të jetë më i lartë dhe kështu është. Në zonat rurale kemi 801 raste, kundrejt 1949 rasteve”, tha Janaqi. “Në arsimin fillor numri rasteve të dhunës është shumë i vogël, vetëm 10 raste. Ndërsa në sistemin arsimit bazë kemi 841 raste. Në arsimin e mesëm të ulët 848 dhe në arsimin e mesëm të lartë 1051 raste. Pra kemi një korrelacion mes moshës dhe rasteve”, vijoi Janaqi. “Një tjetër element interesantë është dhe personi që raporton dhe konstaton dhunën. Dy individët që raportojnë dhunën janë mësuesit dhe nxënësi. Një mësues i mirë që monitoron ambientin e mësimit. Vetë personi 862 raste, mësuesi 888 raste. Oficerët e sigurisë 390 raste dhe 454 nga shërbimi psikosocial. 596 raste janë nxënësit dëshmitarë. Një tjetër element i rëndësishëm janë prindërit. Kjo tregon një nivel të lartë ndërgjegjësimi”, thekson Janaqi. “Trendi duket tradicional. Numri më i lartë është si pasojë e bullizimit 954 raste. Dhuna psikologjike verbale 912, dhuna fizike 796 raste. Do ndalesha ën dy element, krimet e internetit, 79 raste. Këtu duhet të kihet shumë kujdes. Është një tendencë në rritje në 5-6 vitet e fundit. 21 rastet e sintomave të depresionit”, tha Janaqi. “Sa i takon personit që shkakton dhunë. Personi që shkakton dhunën në 2306 raste është një nxënës tjetër, 139 raste kur kanë qenë mësuesit. Disa janë publikuar dhe në media. ?Prindër dhe familjarë në 160 raste dhe element të tjerë jashtë stafit të shkollës. Viktimat në rastin konkret, janë nxënësit 2519, 133 mësues kanë qenë viktima të dhunës, 66 prindër apo familjarë”, vijon Janaqi. “Ambientet ku probabiliteti është më i lartë për dhunën. Vihet re që në klasë kur nuk ka mësues, pauzat e mësimit, ishte ambienti me frekuencën më të lartë 732 raste. Jashtë shkolle 518 raste, autobus 22 raste, ambientet sportive të shkollës 185 raste..etj. Kjo analizë na ndihmon se ku duhet të fokusohemi për t’u monitoruar”, u shpreh ai. “Në 2 248 raste është njoftuar familja kur është konstatuar dhuna. Nëse rastet kanë qenë ekstreme është njoftuar oficeri i policisë së shkollës në 442 raste. 26 raste më të vështira, është njoftuar urgjenca mjekësore dhe njoftimi i zjarrëfikësve në 2 raste. 2235 raste janë mbyllur brenda kontekstit shkollor, 207 raste nga njësia e mbrojtjes së fëmijëve dhe 250 raste nga struktura të tjera, policia…etj”, tha Janaqi. “Është bërë dhe një analizë se si janë trajtuar rastet. Kështu në 1387 raste është punuar me një plan të hartuar nga shërbimi psikosocial në shkolla, në punë kokë më kokë. Në 761 raste është punuar në nivel klase, pra punë në grup. Në 456 raste është punuar në nivel shkolle”, bëri me dije Janaqi. “Ajo që vëmë re ne, në kohën e digjitalizimit, raportimi duhet të jetë në kohë reale përmes rrugës digjitale, që rrit shpejtësinë edhe të ndërhyrjes”, përfundoi Janaqi.