Superliga shqiptare e futbollit çel këtë të premten në ora 17”00, javën e dytë të saj me sfidën “Erzeni”-“Vllaznia”.
Skuadra shkodrane është shfaqur në formë këtë fillimsezoni, duke mundur me një lojë bindëse “Kukësin” në javën e parë me rezultatin 3-1. “Erzeni” në kampin tjetër, shpreson që të marri pikë të plota në daljen e saj të parë në shtëpi, teksa në çelje të këtij kampionati mori një pikë të vlefshme në një transfertë të vështirë ndaj “Laçit”.
Trajneri i skuadrës kuqeblu, Migen Memelli, u shpreh optimistë për të arritur një rezultat tjetër pozitivë.
“Atmosfera në skuadër është e mirë. Djemtë po punojnë dhe ne si staf jemi të kënaqur me këtë pjesë pasi na jep besim për të patur një vazhdimësi në lojë dhe rezultate,”-u shpreh Memelli.
“Besoj me këtë formatin e ri e gjithë lufta do bëhet për vendin e katërt, por është shumë herët për të folur. Ne kemi objektivat tona personale dhe ekipore, por do t’ia lamë kohës pasi është më mirë të mos flasim tani. Ndeshje pas ndeshje është objektivi ynë,”, tha Esat Mala, futbollist i Vllaznisë.
Java e dytë e superligës më tej do të vazhdojë me sfidën e orës 19:00, mes “Skënderbeut” dhe “Dinamos”. Korçarët e nisëm me fitoren rikthimin mes më të mirëve, ndërsa “Dinamo” me humbje përballë bardhebluve të “Tiranës.
Të shtunën pritet të zhvillohet supersfida e javës “Teuta”-“Tirana”, teksa të dielën do të luhen dy ndeshjet e fundit të kësaj jave: “Kukësi”-“Egnatia” dhe “Partizani”-“Laçi”.
Superliga – java e 2-të:
E premte, 1 shtator 2023
Erzeni – Vllaznia 16:00
Skënderbeu – Dinamo 19:00
E shtunë, 2 shtator 2023
Teuta – Tirana 19:00
E diel, 3 shtator 2023
Kukësi – Egnatia 16:00
Partizani – Laçi 19:00