Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEShqipëria merr drejtimin e Brigadës së Europës Juglindore “SEEBRIG”

Shqipëria merr drejtimin e Brigadës së Europës Juglindore “SEEBRIG”

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi njoftoi se nga sot Shqipëria merr drejtimin e Brigadës së Europës Juglindore “SEEBRIG”. Ministri Peleshi bëri të ditur se drejtimi i “SEEBRIG” ndodh për herë të dytë si pjesë e procesit të Ministerialit të Mbrojtjes së Europës Juglindore “SEDM”. “Krenari dhe privilegj që Forcat tona të Armatosura janë vlerësuar në mënyrën më dinjitoze në arenën ndërkombëtare”, theksoi ministri Peleshi. “Gjeneral brigade Bilbil Bitri, do të jetë për një mandat trevjeçar komandant i Brigadës së Europës Lindore, të dislokuar në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut. Suksese të përzemërta për gjeneral Bitrin, në këtë rrugëtim sfidues! Shpresëplotë që ai do vazhdojë të bëjë krenar vendin tonë dhe të përfaqësojë me dinjitet Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, përfundoi Peleshi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments