Projektligji për amnistinë e të dënuarve

0
14

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka firmosur sot projektligjin për dhënie amnistie. Në një postim në rrjete sociale, Manja shprehet: “premtimet nuk harrohen”. Qëllimi i këtij ligji është të përjashtojë nga vuajtja e dënimit dhe ndjekja penale tërësisht ose pjesërisht, të gjithë personat që plotësojnë kriteret. Dhënia e amnistisë, sipas këtij ligji, udhëhiqet nga parimi i humanizmit, arritja e qëllimit të dënimit, rrezikshmëria e ulët e personave që amnistohen, edukimi dhe rehabilitimi si dhe mbrojtja e interesit publik.