Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAShqipëria dhe Kosova lehtësojnë procedurat për produktet me origjinë joshtazore

Shqipëria dhe Kosova lehtësojnë procedurat për produktet me origjinë joshtazore

Shqipëria dhe Kosova do të lehtësojnë procedurat për produktet me origjinë joshtazore në pikat kalimit kufitar. Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave u miratua marrëveshja për bashkëpunim mes dy vendeve. Shkëmbimet tregtare ems dy vendeve gjatë 7-mujorit të këtij viti llogariten mbi 30 miliardë lekë. Konkretisht eksportet drejt Kosovës gjatë periudhës janar-korrik ishin 23.7 miliardë lekë. Ndërkohë, importet për 7-mujorin llogaritën 6.4 miliardë lekë. Eksportet kryesore të Shqipërisë drejt Kosovës përfaqësohen nga eksporti i materialeve të ndërtimit dhe metaleve, mineraleve dhe lëndëve djegëse, ushqimeve si dhe produkteve kimike dhe plastike. Të rëndësishme në strukturën e eksporteve shfaqen prodhimet vendase të drurit/ mobilierisë si ndenjëset (karrige e kolltukë) apo mobilie të tjera. Gjithashtu, edhe prodhimet bujqësore kanë peshë, ndër të cilat eksportin kryesor e zënë domatet, agrumet, pjepri dhe kastravecat. Tashmë prej datës 1 tetor të vitit 2022 në doganën e Durrësit po kryhet zhdoganimi i të gjitha mallrave me destinacion Kosovën. Janë 1040 biznese nga Kosova që përfitojnë aktualisht nga hapja e kësaj dege, jo vetëm kohë, por edhe kosto të reduktuar zhdoganimi. Ndërkohë grupet e punës nga të dy vendet po punojnë për kryerjen e një analize për bashkimin doganor, në mënyrë që të hiqen të gjitha barrierat e burokracitë mes dy vendeve dhe që bashkëpunimi tregtar të mos ketë asnjë pengesë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments