Thursday, November 28, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIZhdoganimi i karburantit rritje me gati 32 000 tonë për shtatëmujorin

Zhdoganimi i karburantit rritje me gati 32 000 tonë për shtatëmujorin

Gjatë shtatëmujorit të parë të vitit u rrit sasia e karburantit të importuar në vend. Referuar të dhënave të publikuara nga Dogana, rritja e kërkesës së brendshme ka sjellë rritjen e zhdoganimeve të karburanteve. Sipas DPD, zhdoganimi në sasi i karburantit në 7-mujorin e këtij viti ka tejkaluar me rreth 32 000 tonë shtatëmujorin e vitit 2022. Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregojnë se sasia e karburantit e zhdoganuar për periudhën janar-korrik të këtij viti, arriti 343 248 tonë nga 311 328 tonë të zhdoganuara në shtatëmujorin e 2022-shit. Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 121.7 miliardë lekë, 862 milionë lekë ose 0.7% më pak se 7-mujori 2022, si dhe 6 miliardë lekë ose 4.7 % më pak se plani i të ardhurave doganore për 7-mujorin e vitit 2023.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments