Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBM në pritje të armëve bërthamore amerikane

BM në pritje të armëve bërthamore amerikane

Forcat Ajrore të SHBA-së kanë siguruar fonde prej 50 milionë dollarësh për të nisur një projekt, vitin e ardhshëm, që mund të hapë rrugën për kthimin e armëve bërthamore amerikane në Britaninë e Madhe, për herë të parë në më shumë se 15 vjet. “Projekti përfshin një mega objekt me 144 shtretër në Suffolk, Angli, në bazën e RAF, në Lakenheath, sipas “The Guardian”. Për të justifikuar shpenzimet, Forca Ajrore e SHBA-së i tha Kongresit se ndërtesa kishte për qëllim të strehonte personelin e regjistruar si pjesë e një misioni sigurie. Sipas ekspertëve, ky është zhargoni i përdorur nga Pentagoni për t’iu referuar trajtimit të armëve bërthamore. Ndërtimi i godinës pritet të fillojë në qershor të vitit 2024 dhe të përfundojë në shkurt 2026. Sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë (FAS), Britania e Madhe së bashku me pesë vende të tjera në Evropë, përfshirë Italinë, do të investojnë në ndërtimin e vendeve të ruajtjes së “armëve speciale”. “Në këto pesë vende do të vendosen 100 bomba B-61”, sipas FAS. Bombat u morën nga Britania e Madhe në vitin 2017, por objektet e magazinimit nuk janë çmontuar kurrë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments