Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKremlini përjashton hetimin ndërkombëtar për Prigozhin

Kremlini përjashton hetimin ndërkombëtar për Prigozhin

Rusia ka përjashtuar një hetim ndërkombëtar për rrëzimin e aeroplanit që mbante kreun e forcave paraushtarake Wagner, Yevgeny Prigozhin. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov theksoi se nuk ishte e mundur që agjencitë e huaja të merrnin pjesë në hetimin për rrëzimin e avionit të 23 gushtit që vrau të 10 personat në bord. Deklarata e tij erdhi si përgjigje ndaj raporteve se Rusia kishte refuzuar të lejonte Brazilin të merrte pjesë në hetim. Embraer, kompania që prodhoi avionin që u rrëzua në rajonin e Tverit, teksa udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg, ka bazën në Brazil. Zyrtarisht, shkaku i rrëzimit nuk është përcaktuar ende, por vëzhguesit perëndimorë dhe shumë në Rusi dyshojnë se avioni i Prigozhin u rrëzua qëllimisht nga një mjet shpërthyes në bord ose një raketë kundërajrore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments