Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEKOSOVARritet numri i turistëve në Kosovë

Rritet numri i turistëve në Kosovë

Në korrik të këtij viti, në Kosovë numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj ishte 71 mijë e 341, prej tyre 34,73 për qind, ishin vendorë dhe 65,27 për qind ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin korrik të vitit 2022 sa ishin 53 mijë e 820 vizitorë kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve për 32,6 për qind. Agjencia e Statistikave njofton se numri i netëqëndrimeve ishte 177 mijë e 383, prej tyre 42,64 për qind nga vendorët dhe 57,36 për qind nga të huajt. Numri i vizitorëve të brendshëm dhe netëqëndrimet e tyre sipas rajoneve: Numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm e ka rajoni i Pejës me 7 582 vizitorë dhe 38 145 netëqëndrime. Numri i vizitorëve të jashtëm dhe netëqëndrimet e tyre sipas shteteve prej nga vijnë: ”Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (Korrik 2022) ka rritje të vizitoreve për 21,24%. Në total, 45 566 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga: Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia etj”, thuhet në raportin për Statistikat e Hotelerisë për muajin korrik 2023 të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments