Agjencia e Bregdetit, monitorim plazheve nga Velipoja në Ksamil

0
4

Sezoni veror vazhdon i mbarë dhe stafi i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit është çdo ditë në terren për monitorim të plazheve, nga Velipoja deri në Ksamil. Kështu theksoi sot ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në një postim në rrjetet sociale, ku publikoi pamje nga kontrollet në plazhe të stafit të kësaj agjencie. Kumbaro theksoi se “këto kontrolle po kryhen për respektimin e detyrimeve nga çdo subjekt për sigurinë e pushuesve dhe natyrisht vrojtuesin me shenjat dalluese, i cili ka qene kusht i panegociueshëm”. “Vendosim një herë e mirë standardet e menaxhimit të stacioneve të plazheve dhe subjektet të kuptojnë se duhet investuar në siguri dhe pastërti ashtu si për çdo gjë tjetër”, tha Kumbaro. Trupat inspektuese janë çdo ditë në terren për të garantuar zbatimin e ligjit për pajisje me kulla vrojtimi, ruajtës të certifikuar të shpëtimit të jetës, sinjalistika tokësore dhe ujore të sigurisë, apo kriteret e pastërtisë dhe higjienës.