Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIPrimet e sigurimit nga zjarri rritje me mbi 20 %

Primet e sigurimit nga zjarri rritje me mbi 20 %

Vëllimi i primeve në portofolin “sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës”, gjatë 7-mujorit të këtij viti, shënoi rritje me 20.5 %, ndërsa vërehet edhe një rritje e numrit të kontratave me 2.56 %. Referuar të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në portofolat e “pronës, përgjegjësive dhe garancive”, të cilat gjatë periudhës janar-korrik 2023 siguruan mbi 2.7 miliardë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zuri zëri “zjarri dhe dëmtime të jera në prone”, me rreth 66.52%, të pasuara nga “sigurimi i përgjegjësisë së përgjithshme”, me 24.68% të totalit. Referuar të dhënave, në portofolin “sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës”, gjatë periudhës janar-korrik 2023, vihet re një rritje prej 20.05% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 2.56 % e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-korrik 2022. Në total, primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti arritën rreth 5.6 miliardë lekë, 16.10% më shumë se në periudhën janar-korrik 2022. Të dhënat e publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se edhe numri i kontratave të sigurimit vullnetar shënoi rritje, konkretisht me 1.42 % krahasuar me periudhën janar-korrik 2022. Primet e sigurimit vullnetar të jo-jetës gjatë periudhës janar-korrik 2023, patën një rritje me 18.97 % kundrejt të njëjtës periudhë të vitit 2022. Të ardhurat nga “sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit”, gjatë periudhës janar-korrik 2023, arritën në rreth 889 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 2.01% në krahasim me periudhën janar-korrik 2022. Primet nga sigurimet e jetës gjatë muajit janar-korrik 2023, arritën rreth 1,042 milionë lekë, ose 5.11% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments