Mbi 2 milionë tonë mallra janë përpunuar në periudhën janar-korrik të këtij viti në Portin e Durrësit. Sipas Autoriteti Portual Durrës, ndër shtetet kryesore me të cilat janë realizuar shkëmbime tregtare, kryesojnë portet italiane, pasuar nga ato sllovene, greke, spanjolle, turke, etj. Por nga porti i Durrësit janë përpunuar mallra edhe drejt Bullgarisë, Ukrainës, Malit të Zi, Francës dhe Kroacisë. Në këtë shtatëmujor në total, eksportet e mallrave arritën vlerën 272 miliardë lekë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 509 miliardë lekë.