Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar të martën kalendarin e orarit të ndeshjeve të javës së dytë të superligës shqiptare të futbollit.
Sipas njoftimit të FSHF, java e dytë e superligës do të nis të premten, për t’u mbyllur të dielën në mbrëmje me daljen e parë për kampionët e vendit, “Partizani”. Kështu, sipas kalendarit, java e dytë e superligës do të çelet të premten ora 16:00 me sfidën “Erzeni”-“Vllaznia” dhe në mbrëmje në ora 19:00 në Korçë do të luhet sfida “Skënderbeu”-“Dinamo”. Të shtunën e ka radhën sfida mes “Teutës” dhe “Tiranës”. Ndeshja do të luhet në “Niko Dovana” të Durrësit duke nisur nga ora 19:00. Të dielën, java e dytë mbyllet me ndeshjet “Kukësi” – “Egnatia” në orën 16:00 dhe “Partizani” – “Laçi” në ora 19:00.
Superliga – java e 2-të:
E premte, 1 shtator 2023
Erzeni – Vllaznia 16:00
Skënderbeu – Dinamo 19:00
E shtunë, 2 shtator 2023
Teuta – Tirana 19:00
E diel, 3 shtator 2023
Kukësi – Egnatia 16:00
Partizani – Laçi 19:00