Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREMuzeu i Edimburgut kthen shtyllën e grabitur

Muzeu i Edimburgut kthen shtyllën e grabitur

Muzeu Kombëtar i Skocisë në Edimburg po përgatitet për t’i rikthyer Kanadasë një shtyllë të grabitur totem, sipas BBC. Shtylla e totemit, 11 metra e lartë, po i kthehet Nisga’as, një prej grupeve indigjene, në atë që tani njihet sot si British Columbia, në bregun perëndimor të Kanadasë. Shtylla totem ka qenë në Skoci prej gati një shekulli, që kur iu shit muzeut nga antropologu kanadez, Marius Barbeau. Megjithatë, studiuesit e Nisga’a thonë se ishte vjedhur pa pëlqim, ndërkohë që vendasit ishin larg fshatrave të tyre për sezonin vjetor të gjuetisë. Sipas muzeut individi që ia shiti Barbeau-t pa autoritetin kulturor, shpirtëror ose politik për ta bërë këtë në emër të kombit Nisga’a. Vitin e kaluar u ra dakord që shtylla të kthehej. Shtylla e totemit u gdhend në 1855 dhe është bërë pothuajse tërësisht nga një copë druri, me një kapak të vogël sipër, i cili mund të ndahet. Fillimisht ai qëndronte në fshatin Ank’idaa në brigjet e lumit Nass përpara se të arrinte në Skoci në 1929. Totemi, i cili përmban kafshë të gdhendura, figura njerëzore dhe kreshta familjare, tregon historinë e një luftëtari Nisga’a, i cili ishte i radhës për t’u bërë shef para vdekjes së tij. Të hënën, një grup nga fisi Nisga’a do të kryejë një ceremoni private shpirtërore përpara shtyllës në Edimburg. Gjatë muajit të ardhshëm shtylla ”do të fluturojë” përtej Atlantikut. Për muzeun ky është një operacion i mundimshëm. Kjo është hera e parë që një muze kombëtar në Britaninë e Madhe kthen një objekt të këtij lloji. Totemi përkujtimor do të mbërrijë në British Columbia në fund të shtatorit dhe më pas do të çohet në luginën Nass ku do të ekspozohet në një muze të Nisga’as me më shumë se 300 objekte që janë kthyer nga e gjithë bota.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments