Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEKOSOVA“Muri i Nderit” në Prishtinë

“Muri i Nderit” në Prishtinë

Në qytetin e Prishtinës është inauguruar “Muri i Nderit” një monument i ngritur për nder të shqiptarëve të Kosovës, të cilët ndihmuan në shpëtimin e jetës së hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Muri i Nderit” mbi të cilin janë shkruar emrat e 23 personave, u inaugurua nga kryetari i Komunës Prishtinë, Përparim Rama, me rastin e vizitës së ish kongresmenit amerikan Joseph DioGuardi dhe bashkëshortes Shirley, përfaqësues të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane. “Në zemër të Prishtinës, zbuluam “Murin e Nderit”, një dëshmi e guximit, dhembshurisë dhe përkushtimit ndaj njerëzimit, vlera që formësojnë historinë tonë të përbashkët. Le të mbetet ky “Mur i Nderit” një urë miqësie për popullin hebre, si në Izrael ashtu edhe në mbarë botën dhe le të qëndrojë si një simbol i përjetshëm i dashurisë sonë për njerëzimin”, u shpreh kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Si homazh për aktivitetin e tyre për çështjen kosovare, Rama iu dha “çelësin e qytetit” ish kongresmenit me origjinë shqiptare dhe bashkëshortes së tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments