Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se ”i kanë bërë ujërat që rrethojnë gadishullin korean të paqëndrueshëm me manovrat e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut, duke rritur rrezikun e një lufte bërthamore”. “Në një fjalim nër Ditën e Marinës së Koresë së Veriut, Kim tha se lëvizjet e pamatura konfrontuese të SHBA-së dhe të forcave të tjera armiqësore i kishin kthyer ujërat rreth Gadishullit Korean në pikën më të madhe të përqendrimit të pajisjeve të luftës në botë, në ujërat më të paqëndrueshme, duke rritur rrezikun e një lufte bërthamore”, sipas medias. Kim kritikoi gjithashtu njoftimin e fundit nga “bosët e bandave” të SHBA, Japonisë dhe Koresë së Jugut për manovra të rregullta të përbashkëta ushtarake. Udhëheqësi i Koresë së Veriut tha se situata kërkon që forca detare e vendit të tij të forcohet dhe të përgatitet për të thyer vullnetin e armikut për luftë në rastet e paparashikuara. Në samitin tripalësh, në gusht në Camp David pranë Uashingtonit, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, kryeministri japonez, Fumio Kishida dhe presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol ranë dakord të forcojnë ndjeshëm bashkëpunimin e tyre në fushën e sigurisë. Të tre udhëheqësit ranë dakord për një mori garancish sigurie, duke përfshirë shkëmbimin e informacionit të raketave në kohë reale, dhe bashkëpunimin më të ngushtë në mbrojtjen e raketave balistike. Koreja e Jugut dhe Japonia mbështeten në ombrellën bërthamore të SHBA-së për të penguar fqinjin e tyre agresiv. Javën e kaluar, Koreja e Veriut testoi një raketë strategjike si pjesë e një manovreje të cilën vëzhguesit e panë si një përgjigje ndaj një stërvitjeje të përbashkët ushtarake 11-ditore nga Koreja e Jugut dhe SHBA-ja. Koreja e Veriut ka akuzuar rregullisht të dy vendet për përdorimin e manovrave të tyre për t’u përgatitur për një sulm, pretendime të cilat Seuli dhe Uashingtoni i kanë mohuar.
Kim: Manovrat e përbashkëta SHBA-Kore e Jugut rrisin rrezikun e një lufte bërthamore
RELATED ARTICLES