Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e dytë të vitit 2023, u ul me 3.5 % duke arritur vlerën 1.479 GWh nga 1.533 GWh që ishte në tremujorin e dytë të vitit 2022. Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), në rënien e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët kanë ndikuar konsumatorët jo familjarë, ku u vu re një ulje e konsumit të energjisë elektrike me 7.3 %, ndërsa energjia e konsumuar nga konsumatorët familjarë është rritur me 1.2 %. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u rrit me 37.8 % duke arritur vlerën 2.269 GWh nga 1.647 GWh energji të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2022. Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 52.3 %, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 46.5 % dhe nga të tjerë prodhues (fotovoltaik) në masën 1.2 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike. atsh
Familjarët rritën konsumin e energjisë me 1.2 % në tremujorin e dytë
RELATED ARTICLES