Pas episodeve me reshje të pakta në zona të caktuara të vendit, fundjava pritet të sjellë kryesisht mot të qëndrueshëm veçanërisht përgjatë vijës bregdetare. “Fundjava do të sjellë përmirësim të dukshëm të motit, sidomos në vijën bregdetare dhe në zonat e ulëta ku do të kemi mot të kthjellët dhe të qëndrueshëm. Mbeten të rrezikuara veriu dhe verilindja ku do të ketë herë pas here edhe reshje të pakta.” Pas tërheqjes së valës së nxehtë, temperaturat nuk do të jenë më të larta se 37 Gradë Celsius theksojnë sinoptikanët. “Deri në 37 gradë në zonat e ulëta, deri në 35 gradë 36 gradë bregdeti. Edhe fundjava thuajse nuk sjell ndryshime të vlerave termike. Temperaturat janë deri në 36 apo 37 gradë. Temperaturat më të larta priten në Shkodër, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër. Ndërkohë vija bregdetare do të jetë nga 33 deri në 35 gradë sidomos në bregdetin e jugut.” Rënia e temperaturave me 2-3 Gradë do të vijoje edhe javën e ardhshme, duke bërë që ditët e fundit të Gushtit të jenë më të freskëta.