Monday, November 25, 2024
HomeAKTUALITETEuropa,Rajoni Moti-E Premte,25 Gusht 2023

Europa,Rajoni Moti-E Premte,25 Gusht 2023

Masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit në republikën e Kosovës, duke bërë që të ketë alternime kthjellimeshe dhe vranësirash të shpeshta. Pritet që kthjellimet të jenë më prezente gjatë paradites në një pjesë të mirë të vendit. Ndërsa orët e pasdites sjellin shtim gradual të vranësirave POR nuk priten reshje. Të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

MV gjatë orëve të para të ditës parashikohet të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, POR herë pas here do të ketë dhe kalime të pakta të vranësirave kryesisht në zonat Jugperëndimore të MV do të jenë më të theksuara. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli më shumë prezente vranësirat në të gjithë vendin KU më të theksuara do të jenë në Jugperëndim të MV, megjithatë nuk do të ketë reshje.

Ishujt Britanikë si edhe pjesa më e madhe e Europës Qëndrore do të jenë nën mbizotërimin e vranësirave dhe rrbesheve të shiut KU herë pas here do të jenë shtrëngata shoqëruar me mini-stuhi të forta ere. Gjithashtu; vranësira konvektive si edhe rrebeshe afat-shkurtra shiu do të ketë Ballkani Perëndimor dhe Veriperëndor; situatë kjo si pasojë e temperaturave të larta që janë shënuar prej disa ditësh. Ndërsa; vendet Skandinave, Europa Lindore si edhe brigjet e detit të zi do të PARAQITEN nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments