Patatet e ëmbla nuk kanë lidhje me patatet e thjeshta. Ato janë pjesë e familjes së perimeve “Lavdia e mëngjesit”. Ato kanë shije të ëmbël, në ngjyrë të errët, dhe njihen nga njeriu që nga kohët prehistorike. Dhe ka shumë arsye pse duhet t’i konsumojmë! Pas në vitet ‘80, patatet qenë të adhuruarat e atyre që bënin fitness, për vetë faktin që bënin pjesë në produktet- pa yndyrë. Patatet që atëherë kanë pësuar një përmbysje të fatit, duke u elimininuar nga dietat, bashkë me bukën, drithërat dhe makaronat, së pari, nga shumë konsumatorë- karbohidratesh të vetëdijshëm. Kur konsumatorët nisën (me të drejtë) të përqëndrohen te kontrolli i sheqerit në gjak, patatet u bënë perime non– grata në vaktet e tavolinave, për shkak se ato kanë aftësinë të rrisin shumë shpejt nivelin e sheqerit në gjak, duke prodhuar me shumicë hormonin insulinë (hormoni i ruajtjes së dhjamit) dhe u zëvendësuan me patatet e ëmbla. Ja përse patatet e bardha nuk janë më në listën time të ushqimeve më të shëndetshme të programeve dietetike. Në momentin kur një copë patate e bardhë hyn në stomak, trupi e sheh thjesht si një grumbull i madh sheqeri. Megjithëse, mund të mos jenë ushqimi më i keq në planet, përsëri ato nuk janë ndër ushqimet më të mira në planet. Nga ana shëndetësore patatet e skuqura janë ndoshta një nga tre ushqimet më të dëmshmet dhe të rrezikshme në planet.