Do të ketë një tërheqje të kësaj vale si edhe freskim të menjëhershëm të motit. Megjithate, kthjellimet do të jenë dominante deri pasdite kur priten vranësira nëpër të gjithë territorin e vendit, më të dukshme në zonat veri- verilindore dhe pjesërisht në qendër duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu. Parashikohet që edhe gjatë natës moti të jetë i qëndrueshëm KU kthjellimet do të mbizotërojnë POR vranësirat mbeten të pranishme në të gjithë vëndin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE të ndjeshme në vlerat maksimale duke u luhatur nga 17°C deri në 38°C. Era do te fryjë mesatarsisht me shpejtesi 45 km/h nga drejtimi Verior duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.