Wednesday, April 23, 2025
HomeSHKENCA DHE JETAShqipja mbi 6 000 vjet e vjetër

Shqipja mbi 6 000 vjet e vjetër

Nëse dikush kërkon të gjejë se cilës gjuhë i takon fjala “natë”, nuk është më ndonjë çudi që kjo t’i takojë shqipes. Arsyeja është shumë e thjeshtë: popullsia që e flet sot këtë gjuhë e ka ADN-në nga 6 000–8 000 vjet më parë. Pas studimesh shumëvjeçare e me grupe të mëdha studiuesish ndërkombëtarë, edhe pse nuk dinë shqip, origjina e fjalëve të përbashkëta në të gjithë indoeuropianishten ka treguar, siç publikohet edhe në artikullin e fundit në Science, se mosha e shqipes, gjuhë krejtësisht më vete, është po aq e lashtë sa gjendja e përbashkët armenishte e greqishte e vjetër, së paku rreth 6 000 vjet më parë. Ndërsa për këto dy të fundit ka pasur një ndarje si gjuhë më vete nga ajo gjendje, përveç stadit si armenishte e vjetër dhe greqishte e vjetër, shqipja tregon një vazhdimësi që mund të thuhet pa frikë se gjuha e folur para 6 000 vjetësh nuk është ndërprerë. Studimi ka rezultuar se 161 gjuhët e familjes indoeuropiane fliten nga pothuajse gjysma e popullsisë së botës, por origjina e tyre dhe modelet e përhapjes janë të diskutueshme. Në këtë realitet, vënia e një moshe më të qartë për shqipen e shqiptarëve e cila edhe në paraqitjen me pemë të gjuhëve indoeuropiane qëndronte pranë trungut, përveçse i ka siguruar studiuesit për etapat historike, jep mundësi për interpretime të reja gjuhësore. Por, edhe pas këtij botimi, studiues e rrethe të lidhura me fenomenin në Shqipëri e kudo ku flitet shqip kanë vazhduar të jenë po aq kaotikë sa edhe në vitet e fundit me opinione e komente në rrjete sociale. Kjo ka prekur jo vetëm diskutimet pseudoshkencore, por edhe ato zyrtare të akademikëve të cilët ende nuk janë shprehur mbi studimet e të huajve për shqipen e popullsinë që e ka folur atë më së paku 6 000 vjet më parë. Anashkalimi më i rëndësishëm është i dukshëm që nga shtatori: A do të ketë ndryshim apo plotësim në programet shkollore e akademike për zbulimin shkencor prestigjioz të të huajve për gjuhën tonë? RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ