Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAOsmani: Dorëheqja e policëve serb, rezultat i kërcënimeve nga Serbia

Osmani: Dorëheqja e policëve serb, rezultat i kërcënimeve nga Serbia

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar pas dorëheqjes së tre policëve serbë nga Policia e Kosovës, duke e quajtur këtë veprim rezultat i kërcënimeve të dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia. “Dorëheqja e policëve të komunitetit serb është rezultat i drejtpërdrejtë i kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia, një dëshmi se politikat e saj vazhdojnë të pasqyrojnë taktikat e Millosheviçit” shkruan zonja Osmani. Megjithatë ajo garanton se “Do të vazhdojmë të sigurojmë gjithëpërfshirje në të gjitha institucionet dhe një Kosovë më të sigurt për të gjithë”. Policia e Kosovës nuk ka bërë komente për dorëheqjet e tre policëve serbe, pjesëtarë të policisë kosovare. Ata janë pjesë e një grupi prej 46 pjesëtarëve nga radhët e komunitetit serb, të cilët filluan punën në muajin korrik. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments