Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca bëri të ditur sot se eksportet bujqësore shënuan rritje me gati 20 % në vlerë dhe me 7.3 % në sasi, muajin korrik, krahasuar me korrikun e 2022-shit. Sipas saj, raporti i tregtisë së jashtme publikuar nga INSTAT tregon se bujqësia është sektori me ecurinë më të qëndrueshme të eksporteve këtë vit, duke vijuar trendin rritës edhe gjatë muajit korrik, me gati 20 % më shumë eksporte bujqësore. “Këto të dhëna tregojnë qartë suksesin e politikave tona për nxitjen e prodhimit vendas, rritjen e cilësisë dhe të standardeve për produktet “Made in Albania”, që konkurrojnë për nga cilësia e lartë në tregjet e sofistikuara të Evropës dhe më gjerë”, tha Krifca. Sipas ministres, Shqipëria është kthyer në faktor të rëndësishëm në rajon për sa i takon eksportit të prodhimeve bujqësore. ATSH
Eksportet bujqësore rritje me 20 % në korrik
RELATED ARTICLES