Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEPelegrinazhi në malin e Tomorit, policia plan masash

Pelegrinazhi në malin e Tomorit, policia plan masash

Policia e Beratit ka marrë një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë pelegrinazhit në malin e Tomorit. Ky plan ka si objektiva: parandalimin e aksidenteve rrugore, garantimin e qarkullimit të lehtësuar të përdoruesve të akseve rrugore të qarkut, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të pelegrinazhit në malin e Tomorit, pelegrinazh, i cili do të zhvillohet gjatë periudhës 18-25 gusht, 2023. Në zbatim të këtij plani masash, janë planëzuar shërbime shtesë në të gjitha akseve rrugore që të çojnë në malin e Tomorit, si dhe në ambientet e jashtme të objektit të kultit (teqesë) në këtë mal. Itinerari për drejtuesit e mjeteve që shkojnë në drejtim të malit të Tomorit (drejt teqesë) do të jetë: Hyrja e qytetit të Beratit – Rrethrrotullimi i Kombinatit – Unaza e qytetit – Rrethrrotullimi i Uznovës – Kryqëzimi i Plirëzit – Teqeja e Kulmakut. Itineraret për drejtuesit e mjeteve që kthehen nga mali i Tomorit (nga teqeja) do të jenë: Teqeja e Kulmakut – Bargullaz – Pronovik – Poliçan – Uznovë – Rruga kryesore “Antipatrea” – Rrethrrotullimi i Kombinatit dhe “Teqeja e Kulmakut – Novaj – Bogovë – Poliçan – Uznovë – Rruga kryesore “Antipatrea” – Rrethrrotullimi i Kombinatit. Drejtuesit e mjeteve dhe pelegrinët që vijnë nga qyteti i Çorovodës, këshillohen të përdorin aksin rrugor Çorovodë – Gjerbës – Teqeja e Kulmakut dhe anasjellas. Për mjetet në akset rrugore Vlashuk Kuçovë – Berat, Ura Kuçit – Dimal – Berat, Pobrat – Dimal – Berat, Berat – Mali i Tomorit, Berat – Çorovodë dhe Çorovodë – Gjerbës – Mali i Tomorit, nuk do të lejohen të qarkullojnë mjetet e tonazhit të rëndë, nga ora 06:00 – 24:00, gjatë gjithë ditëve të pelegrinazhit. Autobusët, furgonat me mbi 8 persona dhe minibusët nuk do të lejohen të qarkullojnë në aksin rrugor Plirëz – Teqeja e Kulmakut – Mali i Tomorit. Për shkak të parametrave të rrugës, në segmentin rrugor Plirëz – Teqeja e Kulmakut, qarkullimi i mjeteve do të kryhet në kolonë, dhe nuk do të lejohen parakalimet. Gjithashtu, janë të ndaluar qëndrimi dhe pushimi i mjeteve, në akset rrugore. Drejtuesit e mjeteve duhet të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë, për vendet ku do të lejohet qëndrimi dhe parkimi i mjeteve. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments